Gjinushi: Primare, largimi i qeverisë

11/10/2010 21:35

Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi ka deklaruar se hapja e kutive të zgjedhjeve të 28 qershorit, nuk është më primare, por sipas tij, duhet të largohet qeveria.

Duke folur në emisionin “Shqip” në Top Channel, Gjinushi ka theksuar se gjatë këtij viti janë thyer të gjitha rekordet në lidhje me korrupsionin nga ana e qeverisë.

“Jemi në fazën kur thuhet se kjo qeveri, jo vetëm e vjedh votën, por e mban në kuti. Nuk është më primare hapja e kutive sepse duhet të iki kjo qeveri që të hapen kutitë”, është shprehur Gjinushi.

“Ky vit ka thyer të gjitha rekordet korruptive edhe të vetë qeverive demokrate që kanë qenë në vend. Transparenca duhet bërë, por nuk duhet të bëhet me këtë qeveri”, shtoi kreu i PSD-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA