Dibër, merren peng babë e bir

11/10/2010 14:55

Forcat e policisë së Drejtorisë së Dibrës janë duke kërkuar dy persona që janë marrë peng.

Ata jane shtetasit Skender Nika dhe Afrim Nika babe e bir nga nje fshat i Burrelit, te cilet jane marre peng nga shtetasit Kastriot Daci dhe Maksim Daci. Policia ka nderhyre ne kohe dhe ka zbuluar se ngjarja ndodhi pas nje konflikti per nje miqesi te vjeter qe rezulton e prishur se fundmi.

Sipas korespondentit të Top Channel në Diber forca te shumta policie po kerkojne dy automjete nje me targa italiane dhe tjetra me targa te kryeqytetit, me te cilat po levizin autoret.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA