Berisha: Përparësi infrastruktura e pagat

11/10/2010 13:35

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e sotme të grupit kuvendor demokrat kërkoi që infrastruktura rrugore të ketë përparësi në investimet e qeverisë.

“Duhet të ndërtohet tuneli Tiranë-Elbasan, pasi prej tij përfitojnë në kohë 1 milionë shqiptarë”, tha Berisha. Kryeministri theksoi se përparësi e qeverisë mbetet rritja e pagave dhe pensioneve.

Sipas shefit të qeverisë në pritje të liberalizimit final të vizave, qytetarët duhet të plotësojnë rregullat dhe të mos i shkelin ato.

“Jam i sigurtë që shqiptarët nuk do të shkelin rregullat e qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian”, tha Berisha.

Berisha theksoi se pas heqjes së vizave lufta ndaj korrupsionit do të jetë më e madhe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA