Balla: Qeveria largohet brenda pak muajve

11/10/2010 22:55

Gjatë fjalës së tij në emisonin “Shqip” deputeti socialist, Taulant Balla shprehu bindjen se largimi i qeverisë Berisha është çështje muajsh dhe jo viti 2013, kur mbahen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Opozita ofron model të ri qeverisjeje për këtë vend, e cila mund të bëhet dhe ju shpreh bindjen se kjo do të ndodhe në muajt e ardhshëm dhe jo në vitin 2013”, deklaroi deputeti Taulant Balla.

Më herët zoti Balla deklaroi se vendi udhëhiqet nga një minidiktaturë familjare ku të gjitha mekanizmat korruptivë, sipas tij të çojnë në familjen Berisha, ndërsa Kuvendi sipas Ballës është i bllokuar pasi nuk mund të hetojë ligjin e miratuar nga ai vetë.

“Ky vend drejtohet nga një familje që e ka kthyer vendin përafërsisht në një minidiktaturë familjare. Të gjitha mekanizmat korruptive të çojnë tek familja. Kuvendi është i bllokuar sepse i është bllokuar e drejta primare për të hetuar ligjin që ka ndërtuar vetë”, tha zoti Balla.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA