Autobusë për nxënësit, probleme me transportin

11/10/2010 16:10

Drejtuesit e shkollave private i kanë kërkuar kryetarit të bashkisë të mundësohet ngritja e shoqërive të autobusëve për transportin e nxënësve në shkolla private dhe ata të kalojnë në korsitë e dedikuara, pasi nxënësit vonohen për shkak të trafikut apo ka dhe pasiguri pasi transportohen nga individe që kanë një mjet me të cilët kryejnë edhe shërbime të tjera.

Kryetari i bashkisë Edi Rama i ka kërkuar drejtuesve të shkollave jopublike të hartojnë secili një draft ku të parashtrojnë kërkesat e tyre me qëllim që problemi i transportit  të nxënësve në shkollat jopublike të marrë një zgjidhje institucionale.

“Ka mjete që janë konform Kodit Rrugor, por ka nga ata që e shkelin. Ka mjete që janë të mbingarkuara dhe ne synojmë që të kemi mjete me drejtues të vetëdijshëm që roli i tyre është i rëndësishëm”, tha Rama.

Drejtues te transportit te bashkine e Tirane kerkojne qe prane cdo shkolle  te vendoset nje menaxher i cili mund te jete nje arsimtar  qe si pune te dyte  te beje analizen  e vendbanimit  te nxenesve si dhe te shoqeroje nxenesit deri ne mberritjen e tyre ne destinacion.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA