Vizat, Fajon: Duhen kritere reale për Kosovën
10/10/2010 16:55
Gjatë fjalë së saj në lidhjen e drejpërdrejtë me “E Diell” në Top Channel, raportuesja Fajon foli edhe për situatën në të cilën ndodhet Kosova pas liberalizmit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen.
Fajon tha se do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë Kosovës dhe se pret që situata në të cilën ndodhet të sqarohet në fund të këtij viti, duke i dhënë një udhërrëfyes për procesin e liberalizimin e vizave.
“Kam qënë e interesuar për Kosovë dhe tani pas liberalizimit të vizave me Shqipërinë dhe Bosnjen planifikoj një vizitë atje. Mendoj se është e nevojshme që të vendosim kritere reale për Kosovën. Në fund të këtij viti shpresoj të sqarohet më tej situata e Kosovës”, deklaroi zonja Fajon.
Top Channel