Vuçiç paralajmëron dorëheqjen, analistët zbulojnë planin: Synon postin e kryeministrit
Pesimizmi për të ardhmen, zhvlerësimi dhe mosbesimi ndaj kastës politike të vendit dhe zhgënjimi i madh janë karakteristikat kryesore që pasqyrohen në sondazhet që publikon shtypi grek i se dielës, katër javë para zgjedhjeve lokale në vend.
Sipas gazetave “Kathimerini” dhe “To Vima” 70% e të anketuarve pohojnë se gjendja e tyre ekonomike u përkeqësua gjatë këtij viti, 8 ndër 10 vetë janë të pakënaqur nga politika e qeverisë, por edhe 9 ndër 10 janë të zhgënjyer nga opozita.
Dy partitë e mëdha duket se kanë humbur shumë votues dhe 58% e grekëve vlerësojnë se Greqia ka zbehur brenda një viti prestigjin e saj jashtë vendit.
Rreth një e treta e trupës zgjedhore deklaron se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje duke e konsideruar këtë si një mënyrë proteste ndaj masave të paprecedentë antikrizë.
Shumica e njerëzve besojnë se nuk do të shpëtoje vendi nga falimentimi, ndërsa 65% e të pyeturve deklarojnë se Greqia nuk duhet të kishte kërkuar ndihmën e FMN-së dhe BE-së.
Këtë gjendje pesimizmi dhe alarmi tek qytetarët përforcon edhe lajmi se organizmi kryesor i pensioneve në vend, IKA, ku janë të siguruar edhe shumica e emigrantëve shqiptarë, paraqet borxhe të shkallës prej 1 miliard euro.
Kjo sjell rrezikun akoma edhe të mospagimit të pensioneve në muajt e ardhshëm, ndërsa me rritjen e papunësisë në vitin 2011 në masën prej 15%, gjendja konsiderohet tepër serioze, me skenar të vetëm shpëtimi, marrjen e një borxhi të madh nga sektorë të tjerë të arkës së shtetit.
Top Channel