Kroaci, fletë arresti për ish-kryeministrin
10/10/2010 09:35
Autoritetet kroate kanë lëshuar një urdhërarrest për ish-kryeministrin Ivo Sanader, i cili u arratis nga vendi për shkak të një hetimi anti-korrupsion.
Sanader kaloi kufirin për në Slloveni ditën e enjte, pak orë pasi Parlamenti votoi për heqjen e imunitetit të tij, me kërkesë të prokurorisë.
Ai dyshohet se ka abuzuar me anë të detyrës gjatë kohës që ka qenë kryetar qeverie, deri në vitin 2009.
Vendndodhja e Sanader ende nuk dihet me saktësi, pasi dyshohet se ai përmes Sllovenisë ka kaluar në Austri, ku ka prona dhe nënshtetësi austriake.
Top Channel