Beograd, “Gay Pride”, digjet selia e partisë së Tadiç

10/10/2010 18:40

Mbi 50 të plagosur dhe djegia e një pjesë të ndërtesës së Partisë Demokratike, forca politike e presidentit Boris Tadiç, është bilanci i protestave të dhunshme mes policisë dhe eksremistëve të cilët kërkonin mos mbajtjen e paradës së homoseksualëve në Beograd.

Policia përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë grupet e të rinjeve që kundërshtonin “Gay Pride” që kishin zënë rrugët e kryeqyteti serb për të penguar mbajtjen e manifestimi të homoseksualëve.

Dhjetra persona përfundan nën pranga ndërkohë që mes të plagosurve ndodhen edhe disa punonjës të forcave të rendit.

Kjo ishte parada e parë e homoseksualëve e mbajtur në Serbi që nga viti 2001, vit në të cilin grupe të rinjsh të ekstremit të djathtë u përplasën sërish me forcat e rendit. Edhe vitin e kaluar mbajtja e “Gay Pride” u anulua për shkak të kërcënimeve nga eksremistët e djathtë.

Top Channel