Beograd, 30 të plagosur në Gay Pride
10/10/2010 14:05
Rreth 30 persona, mes të cilëve 13 policë janë plagosur gjatë paradës së homoseksualëve në Beograd.
Përplasjet ndodhën mes policisë dhe një gerupi të rinjsh të ekstremit të djathtë. Ultranacionalistët krijuan një kordon të gjatë për të mos lejuar parakalimin e homoseksualëve dhe në këtë moment ka ndërhyrë policia.
Përleshjet shkaktuan panik në Beograd ku rrugët u boshatisën. Vitin e shkuar, Gay Pride u anulua për shkak të kërcënimeve nga grupet ekstremiste.
Top Channel