Djali i ish presidentit Ibrahim Rugova hyn zyrtarisht në politikë, natyrisht në Partinë Lidhja Demokratike të Kosovës që dikur e drejtonte i ati.

Të shtunën ai u bë anëtar i Aktivit të Parë në degën e Velanisë të LDK-së, që njihet si aktivi i Ibrahim Rugovës.

Në kohën kur LDK-ja po përgatitet të zgjedhë udhëheqësin e vet, Ukë Rugova shprehu publikisht përkrahjen që Bujar Bukoshi ta drejtojë këtë parti.

Sipas tij, falë zgjedhjeve të brendshme, LDK-ja duhet të forcohet për ta ndryshuar pozicionin si parti e dytë në Kosovë.

Ukë Rugova muaj më parë kishte shprehur ambiciet e tij për të qenë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Shumëkush në LDK, e sidomos ata që konsiderohen të afërt me kryetarin aktual, Fatmir Sejdiun, këto synime i kanë etiketuar thjesht si të zakonshme.

Top Channel