Autoritetet maqedonase kanë nxjerrë formulën e re të anëtarësimit të vendit në NATO dhe hapjen e negociatave me BE-në me emrin aktual, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, ndërsa procesi për zgjidhjen e cështjes së emrit të vazhdojë paralelisht.

Këto propozime janë mbështetur nga këshilli shtetëror negociator i përbërë nga presidenti, kryeministri dhe shefi i diplomacisë.

Ato vijnë në një periudhë kur janë shtuar debatet për zgjidhjen e problemit të emrit, para Samitit të NATO-s që do të mbahet muajin e ardhshëm në Lisbonë.

“Ndoshta Maqedonia nuk do të marrë porosi pozitive nga samiti i radhës i NATO-s në nëntor, por ne kemi një propozim. Edhe ne, nëse do të bënim një lëshim të madh nacional me qëllim të fillimit të negociatave me BE-në, duhet të jemi të sigurt se Greqia nuk do të na bllokojë. Në këtë rast mund ta tejkalojmë mosbesimin”, ka deklaruar shefi i diplomacisë, Antonio Milloshoski.

Edhe kryeministri Gruevski, në takimin e Këshillit të Evropës ofroi propozimin që Maqedonia të marrë ftesën e anëtarësimit në NATO dhe ftesën për hapjen e negociatave me BE-në dhe pastaj paralelisht të zhvillojë negociatat për zgjidhjen e kontestit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA