Analisti i njohur i cështjeve të Ballkanit, Daniel Server ka deklaruar se shpreson që sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton, gjatë vizitës së saj në Ballkan, të nxisë zgjidhjen e dy problemeve, Kosovën dhe BeH.

“Në këto dy vende ekzistojnë propozime për ndarjen e territorit, kështu që nëse Clinton do të dëshirojë t’i lëvizë gjërat duhet të kërkojë nga Beogradi që të heqë dorë nga ambicjet e tij territoriale”, ka pohuar Server.

Lidhur me angazhimin e Shteteve të Bashkuara në Ballkan, Server ka sqaruar se ai bëhet në mënyrë që Uashingtoni të ketë garanci nga BE për integrimin e rajonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA