Prishtinë, vazhdon aksioni i ndërtimoreve
09/10/2010 02:00
Në Prishtinë vazhdon aksioni i autoriteteve lokale për shembjen e ndërtimeve të paligjshme në të gjithë territorin e kryeqytetit kosovar.
Këtij operacioni nuk i shpëtoi as edhe hoteli i njohur “Grand” në qendër të qytetit, të cilit iu shemb një shtesë e ndërtuar pa leje.
Vetë përfaqësuesit e “Hotel Grand” pranuan se nuk kanë marrë leje ndërtimi për katin dhe nuk kundërshtuan punonjësit e bashkisë në shkatërrimin e saj.
Zyrtarët e Bashkisë së Prishtinës thanë se operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje do të vazhdojë edhe në ditët në vijim dhe se të gjitha ndërtimet pas datës 19 gusht, datë kjo kur është bërë edhe fotografimi i fundit i qytetit, do të shemben.
Top Channel