Zgjedhjet e parakohshme që pritet të mbahen vitin e ardhshëm në Kosovë mund të sjellin krijimin e një koalicioni mes dy partive më armike, PDK dhe AAK.

Kështu shkruan e përditshmja kosovare “Zëri”, sipas të cilës kohët e fundit dy partitë kanë qetësuar tonet dhe madje kanë bërë propozimet e para për shpërndarjen e posteve qeveritare.

Sipas burimit, bisedimet e Thacit me drejtues të AAK-së, mikpritja që iu bë atij në Pejë dhe vlerësimet e marra nga kryetari i komunës së Decanit tregojnë afrimin mes dy partive, që në shtatë vitet e fundit kanë qenë më rivale se kurrë.

“Zëri” bën të ditur se për bashkëpunimin mes Thacit dhe Haradinajt qarkullojnë dy opsione. Sipas të parit, Thaci po përgatit terrenin për një koalicion gjithëpërfshirës, ku do të hyjë edhe AAK-ja.

Ndërsa sipas të dytit, PDK dhe AAK mund të krijojnë një aleancë të përbashkët, duke lënë LDK-në në opozitë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA