Kosovë, tjetër tërmet në Gjilan
09/10/2010 12:10
Një tërmet jo pak i fuqishëm është regjistruar mëngjesin e sotëm në rajonin e Gjilanit, i dyti brenda pak ditësh.
Lëkundja është regjistruar nga Rrjeti Sizmik i Kosovës, i cili ka bërë të ditur se fuqia ishte 3.6 ballë e shkallës Rihter.
Sipas burimit, epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 14 kilometra në juglindje të Gjilanit. Për momentin nuk raportohen viktima dhe as dëme të rënda materiale.
Mbrëmjen e së enjtes rajoni i Gjilanit u godit nga një tërmet 3.9 ballë, fuqia e të cilit u ndje deri në kryeqytetin Prishtinë.
Top Channel