Marrëveshjet ekonomike ndërmjet Athinës dhe Pekinit gjatë vizitës së kryeminstrit kinez Wen Jiabao në Greqi, duket se nuk janë dhe aq dobiprurëse për ekonominë e rënuar të vendit ballkanik, sa u trumpetuan fillimisht.

Mediat në Greqi kanë nisur tashmë të nxjerrin në dritë ato që i cilësojnë si hiletë kineze të këtyre marrëveshjeve.

Sipas marrëveshjes për portin e Pireut dhe atë të Selanikut, pala kineze do të mundësojë ndërtimin e një stacioni konteinerësh, prej nga ku do të shpërndahen mallrat e saj në tregun ballkanik, por edhe në të gjithë Europën.

Një godinë e braktisur në Pire do të transformohet në hotel ku do të jetojnë disa qindra punëtorë kinezë, ndërkohë që popullsia në Greqi në këto momente i kalon 14%.

Pala kineze do të lejojë të ndërtojë një qendër paketimi çka do të thotë se BE nuk do të ketë më mundësi t’i diktojë produkteve kineze kuota për shkak të pajisjes së këtij të fundit me çertifikatë prodhimi në vendet e BE-së.

Shqetësues është fakti se në marrëveshje parashikohet shkëmbimi i mallrave kinezë me vaj ulliri dhe verë, një ujdi e mirë për prodhimet greke.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA