Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon ka deklaruar se arrestimi i ish-komandantit të serbëve të Bsonjes, Ratko Mlladic mbetet prioritet për SHBA.

“Të shohim Mlladic para gjykatësve mbetet një prioritet i madh për Shtetet e Bashkuara”, ka pohuar Gordon në prag të vizitës së sekretares Clinton në Ballkan.

Ai ka theksuar se Uashingtoni beson se qeveria serbe po bën përpjekjet e saj për të arrestuar personin e akuzuar për vrasjen e 8 mijë burrave myslimanë në Srebrenicë.

Clinton do ta nisë vizitën e saj në Ballkan të hënën më 11 tetor në Sarajevë. Më 12 tetor ajo do të qëndrojë në Beograd, ndërsa të nesërmen në Kosovë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA