Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka ofruar Maqedonisë një kredi të pakushtëzuar me vlerë 400 milionë dollarë.

Oferta i është bërë ministrit maqedonas të Financave, Zoran Stavreski, i cili ndodhet për një vizitë në Uashington.

Sipas Stavreskit, oferta është shumë e volitshme pasi ka një përqindje të ulët interesi, konkretisht 1.3% në vit.

“Bëhet fjalë për një kredi, të cilën Maqedonia mund ta shfrytëzojë duke qenë se ka një kamatë jashtëzakonisht të volitshme prej 1.3 për qind”, ka pohuar Stavreski.

Ministri ka shtuar më tej se Maqedonia ka mundësi ta marrë këtë kredi duke pasur parasysh politikat cilësore ekonomike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA