Zyrtarë të Departamentit amerikan të Shtetit kanë mbërritur ditën e djeshme në Kosovë për të organizuar vizitën e sekretares Hillary Clinton.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave ekipi amerikan po shoqërohet nga zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Citaku.

Sipas burimeve, bashkë me Citakun zyrtarët amerikanë kanë vizituar selinë e Parlamentit të Kosovës, ku Clinton do të mbajë edhe një fjalim.

Turin e saj në Ballkan, shefja e diplomacisë amerikane do ta nisë më 11 tetor në Sarajevë, për të vazhduar në ditët më pas në Beograd e Prishtinë.

Pritet që gjatë këtyre vizitave ajo t’iu bëjë thirrje liderëve serbë dhe kosovarë për bashkëpunim, me qëllim zgjidhjen e cështjeve që prekin dy popujt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA