Ministri i Brendshëm i Serbisë, Ivica Dacic ka paralajmëruar se në Beograd do të vendosen masa maksimale sigurie gjatë vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Sipas Dacic, shkalla e sigurisë do të jetë e njëjtë me atë që u zbatua gjatë vizitës së zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden.

“Gjatë vizitës së Hillary Clinton policia do të ndërmarrë masa sigurie të nivelit më të lartë. Siguria do të jetë në nivelin maksimal”, ka deklaruar Dacic.

Top Channel