Talebanët kërcënojnë vrasjen e pengut anglez

08/10/2010 09:30

Talebanët kërcënojnë me vrasjen e një qytetareje britanike e cila është marrë peng në datën 26 shtator.

Kushti i vetëm i vendosur nga guerrilasit është ndërprerja e ofensivës së forcave të Isaf-it në rajonin e Kunarit. Një zëdhënës i grupit ka bërë me dije se forcat ndërkombëtare po zhvillojne një aksion të gjerë në lindje të vendit për gjetjen e shtetases britanike, e cila punonte në një organizatë joqeveritare amerikane.

“Nëse operacionet nuk do të ndalen menjëherë, talebanët do të vrasin pengun”, shprehet zëdhënësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA