Numri dy i Departamentit amerikan të Shtetit, James Stainberg ka deklaruar se SHBA presin me padurim fillimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një intervistë për VOA, Steinberg është shprehur se ato duhet të përqendrohen tek cështjet teknike dhe ka theksuar se ato nuk mund të përqendrohen tek cështja e statusit.

Ai ka nënvizuar se edhe vizita e sekretares Hillary Clinton në Ballkan synon nxitjen e këtyre bisedimeve dhe tregon angazhimin e SHBA për integrimin e rajonit.

Top Channel