Situata në Lindjen e Mesme/ Rama telefonon Presidentin Mohamed bin Zayed Al Nahyan: Shqipëria dënon sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe
Ekonomia amerikane ka marrë një tjetër goditje, pasi 95 mijë vende pune janë humbur vetëm në shtator.
Të dhënat janë publikuar nga Departamenti i Punës, sipas të cilit humbja e muajit të kaluar ishte pothuajse dyfishi i humbjeve të regjistruara në gusht, 54 mijë vende.
Megjithatë, përqindja e personave që aktualisht janë pa punë mbetet në kuotën 9.6 për qind, bën të ditur Departamenti i Punës.
Lista e pagave të qeverisë amerikane pësoi një rënie dhe punësimet nga ana e sektorit privat kanë qenë më të ulëta se parashikimet.
Lajmi në fjalë ka rritur parashikimet se Federal Reserve do të ndërmarrë aksione të mëtejshme.
Cdo lëvizje e bërë nga FED për të nxitur ekonominë pritet të përfshijë më tepër blerje asetesh sesa shkurtime të mëtejshme të normës së interesit.
Top Channel