Refuzon betimin para Kushtetutës, burgoset
08/10/2010 03:50
U nis për të mbrojtur një klientin e tij por përfundoi pas hekurave vetë. Kjo është historia e një avokati në Misisipi të Shteteve të Bashkuara.
Avokati refuzoi të kryente betimin para Kushtetutës dhe për këtë gjykatësi urdhëroi arrestimin e tij. Pas kësaj avokati “kokëfortë” u mbajt për 5 orë pas hekurave, iu morën shenjat e gishtërinjëve si dhe u fotografua nga autoritetet me veshjen karakteristike të të burgosurve.
Pas 5 orësh gjykatësi urdhëroi lirimin e tij pasi duhej të paraqitej sërish në gjyq si avokat, për të mbrojtur klientin e tij.
Top Channel