55 për qind e qytetarëve maqedonas nuk kanë besim tek partitë politike që qeverisin vendin fqinj.

Kështu thotë një sondazh i organizuar nga Instituti për Demokraci, sipas të cilit, shumica e qytetarëve maqedonas, 52%, nuk u besojnë as liderëve politikë.

Përsa i përket pjesës tjetër, 20% mbështesin partinë në pushtet, VMRO-DPMNE, e ndjekur nga LSDM me 6.8%, BDI me 2.7% dhe PDSH e DR me nga 1.5 për qind.

Edhe përsa u takon vlerësimeve për liderët, kryeministri Nikolla Gruevski ka mbështetjen më të madhe me 9.2%, duke lënë pas Branko Cervenkovskin me 6.6%, Ali Ahmetin dhe Imer Selmanin me nga 2.5% dhe Menduh Thacin me 1.9 për qind.

Top Channel