La Mansh, përplasen dy anije

08/10/2010 12:35

Nje anije-cisterne me 6.000 tonelata gazolinë është përplasur me një anije tjetër në kanalin e La Manshit.

Cisterna “YM Uranus”, 120 metra e gjatë, mbante flamurin maltez dhe udhëtonte drejt Amsterdamit. Anija e mallrave nga ana tjetër, me gjatësi 191 metra, ishte panameze. Incidenti fatmiresisht, nuk shkaktoi viktima ne njerez.

I gjithe ekuipazhi prej 13 anetaresh i cisternes malteze u arrit te evakuohej ne kohe nga nje helikopter francez. Per momentin nuk ka raporte qe te flasin per nje ndotje te ujit ne zonen e perplasjes. Anija e goditur ende po pluskon dhe nje frigate franceze ka mberritur prane saj e po perpiqet te vleresoje nese mund te terhiqet deri ne port.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA