Nga fundi i vitit edhe Danimarka do të nisë të tërheqë trupat e saj paqeruajtësë nga Kosova.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm danez, Lene Espersen, i cili ka saktësuar se në shtetin e ri do të mbeten gjithësesi rreth 35 ushtarë.

“Forcat e mbetura do të vazhdojnë të qëndrojnë në Kosovë në kuadër të përpjekjeve të NATO-s për të ruajtur paqen dhe stabilitetin”, ka deklaruar Espersen.

Në shkurt të këtij viti qeveria daneze zvogëloi numrin e ushtarëve nga 320 në 150, edhe pse në atë kohë pritej që të bëhej një tërheqje totale.

Top Channel