Kolumbi, super operacion kundër trafikantëve

08/10/2010 03:15

Policia dhe ushtria kolumbiane ndërmorën një operacion masiv kundër një grupi narkotrafikantësh.

Autoritetet vendase njoftojnë se u arrestuan 34 persona të cilët dyshohet se ishin organizatorët e bandës që furnizonte me kokainë pjesën më të madhe të tregut amerikan.

Operacioni është ndërmarrë pak ditë nga shpallja e strategjisë së re të luftës ndaj bandave të narkotrafikut nga qeveria e Bogotas.

Top Channel