Kili, tuneli 40 metra larg minatorëve

08/10/2010 15:00

Afrohet përditë e më shumë momenti i shpëtimit të 33 minatorëve të bllokuar 700 metra nën dhe në një minierë të Kilit që prej 5 gushtit.

Sipas të dhënave, mund të vendoset një kontakt me ta pasi trapani shpues është rreth 40 metra nga objektivi. Grupi i shpëtimit bën me dje se punimet kanë vazhuar edhe gjatë natës.

Trapani ka arritur në 585 metra thellësi por për të finalizuar operacionin duhet të shkojë në 624 metra. Pas shpimit të tunelit, minatorët do të dalin me anën e një kapsule.

Top Channel