Jemen, pranga 7 militantëve të Al Kaedas
08/10/2010 01:40
Autoritetet jemenite arrestuan 7 persona për të cilët ekzistojnë dyshime të forta se qendrojnë pas shpërthimeve të ditës së mërkurë në afërsi të ambasadës britanike në Sana.
Sipas autoriteteve vendase të gjithë të ndaluarit mendohet se janë militantë të Al Kaedas që vepronin kryesisht në pjesën jugore të Jemenit.
Ata u ndaluan pak orë nga hedhja e raketës në drejtim të ambasadës britanike, sulm ky që shkaktoi plagosjen e 3 personave.
Top Channel