Iran, sulmohet policia, 5 viktima
08/10/2010 02:50
Një sulm ndaj një patrulle policie në Iran shkaktoi vdekjen e pesë personave, nga të cilët katër ishin policë.
Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve në Iran, dy persona të armatosur hapën zjarr ndaj policisë në provincën e Kordestanit ku veç viktimave edhe 9 persona të tjerë mbetën të plagosur..
Ndërkohë një zëdhënës i policisë vendase tha se sulmi u ndërmor nga militantë dhe grupe që janë kundër revolucionit islamik.
Top Channel