Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanovic ka deklaruar se shpreson që në nëntor BE të pranojë kërkesën e vendit të tij për marrjen e statusit të kandidatit.

“Pres që në nëntor të rekomandohet që Mali i Zi të bëhet vend kandidat dhe shpresoj se me gjithë kushtëzimet, do të marrim rekomandimin për fillimin e bisedimeve”, ka pohuar Gjukanovic.

Deklaratën e tij, kryeministri malazez e bëri pas një takimi me homologun slloven, Borut Pahor.

Ky i fundit nga ana e tij ka theksuar se kriza ekonomike ka pasur një ndikim të fortë në procesin e zgjerimit të BE-së.

Por ai ka shtuar se zgjerimi do t’u sjellë fitime jo vetëm vendeve të Evropës juglindore, por edhe vetë Bashkimit Evropian.

Top Channel