Barroso: Nobeli, shenjë e lirisë

08/10/2010 14:45

Kryetari i Komisionit Europian, Jose Mauel Barroso ka deklaruar se vendimi për t’ia dhënë Nobelin e Paqes, disidentit kinez është një cmim për luftën për liri.

“Liria dhe të drejtat njerëzore janë në themel të Bashkimit Europian dhe vendimi i sotëm ka rëndësi për gjithë botën”, thekson zyrtari i lartë i Brukselit.

Urimet vijnë edhe nga lideri tibetian, Dalai Lama, i cili jeton prej shumë vitesh në Indi për shkak të shtypjes që po ushtron Pekini ndaj popullit tibetian. Ndërkohë, burime nga Gjermania thonë se Liu Xiaobo  mund të dalë nga burgu për ta marrë vetë cmimin.

Top Channel