Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka deklaruar se për cështjen e emrit duhet të arrihet një kompromis në mënyrë që të zhbllokohet integrimi i Maqedonisë.

Sipas Ahmetit, partia e të cilit është pjesë e koalicionit qeverisës, roli i faktorit ndërkombëtar në këtë proces është i pashmangshëm.

“Që të gjithë bashkëbiseduesit me të cilët jemi takuar kanë shprehur qëndrimin se nuk ka plan “B” për Maqedoninë, por duhet të kërkohet kompromisi”, ka pohuar Ahmeti.

Kreu i BDI-së ka përjashtuar mundësinë që vendi të anëtarësohet në NATO dhe BE me termin ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA