“Njolla e zezë”, Shtëpia e Bardhë: Kemi thënë të vërtetën

08/10/2010 04:25

Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë akuzat e një komisionit të ngritur për ndotjen në Gjirin e Meksikës për fshehje të dëmeve të shkaktuara nga derdhja e naftës.

“Nuk ka patur asnjë lloj tentative për të mos publikuar të dhënat dhe informacionet e sakta në kohën më të shpejtë të mundshme gjatë krizës ekologjike”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs.

Administrata Obama në raportin e hartuar nga komisioni akuzohej për fshehje të dëmit real të shkaktuar nga derdhja e naftës në Gjirin e Meksikës duke e minimizuar atë.

Top Channel