30 diplomatë lihen jashtë festës së Obamës

08/10/2010 01:05

Një çorientim i sistemit kompjuterik në Shtëpinë e Bardhë ka sjellë një incident diplomatik të shumëfishtë, 30 përfaqësues diplomatikë nga e gjithë bota, të ftuar në një mbrëmje nga çifti presidencial amerikan nuk janë lënë të hyjnë.

Mes të përfshirëve në këtë histori aspak të këndëshme të Uashingtonit, ishte edhe ambasadori rus, ai pakistanez dhe ai i Arabisë Saudite.

Ambasadorët janë ndaluar nga punonjësit e sigurisë pasi në sistemin kompjuterik nuk përputhej identiteti dhe datëlindja e ambasadorëve në fjalë.

Menjëherë pas ngjarjes, Shtëpia e Bardhë u kërkoi ndjesë 30 ambasadorëve.

Top Channel