Wiesel: Në Ground Zero, qendër multietnike

07/10/2010 19:20

Fituesi i cmimit Nobël për Paqen, Elie Wiesel ka propozuar që projekti për ndërtimin e një xhamie në Ground Zero të kthehet në një qendër multietnike për hebrejtë, të krishterët dhe myslimanët.

“Ta bëjmë së bashku, ta financojmë së bashku, të hartojmë programet së bashku dhe ta promovojmë së bashku mirëkuptimin mes besimeve fetare”, ka deklaruar Wiesel.

Wiesel ka bërë të ditur se ka ndërmend të takohet me Feisal Abdul Rauf, imami që propozoi projektin për qendrën kulturore islamike “Park 51”.

Projektimi i xhamisë në Ground Zero, ku më parë ndodheshin dy kullat binjake të World Trade Center, është bërë objekt polemikash në Shtetet e Bashkuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA