Komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Erhard Byhler ka informuar sot përfaqësuesin e serbëve të Kosovës, Oliver Ivanovic, lidhur me rritjen e masave të sigurisë në veri.

Gjatë takimit të zhvilluar në Leposavic, Byhler ka sqaruar se masat janë marrë për shkak të rritjes së akteve të dhunës në këtë zonë, që janë shoqëruar me të shtëna armësh dhe shpërthime.

“Qëllimi i këtyre masave është që t’u mundësojmë qytetarëve në veri të Kosovës një jetesë të qetë dhe të sigurt”, ka deklaruar Byhler.

Nga ana e tij, Ivanovic është shprehur dakord që të merren masa për uljen e incidenteve të dhunshme në zonën problematike të Kosovës.

Top Channel