Zëvendëskryeministri maqedonas përgjegjës për cështjet e integrimit, Vasko Naumovski ka akuzuar Greqinë se po bllokon zgjerimin e Bashkimit Evropian.

“Greqia duhet të ishte lokomotiva që do të tërhiqte vendet e Ballkanit, por për fat të keq ajo, në vend që të simbolizojë këtë lokomotivë, simbolizon bllokadën e zgjerimit të BE”, ka deklaruar Naumovski.

Ai ka theksuar se shteti helen dhe vende të tjera anëtare të Unionit Evropian nuk duhet ta mbajnë peng procesin e zgjerimit.

Naumovski ka shtuar më tej se nga ana e saj, qeveria maqedonase do të vazhdojë të punojë për të plotësuar kriteret e Kopenhagenit.

Top Channel