
Të paktën shtatë persona kanë mbetur të vrarë në dy shpërthime të regjistruara në një faltore, në qytetin pakistanez të Karacit.
Lajmin e bëjnë të ditur autoritetet lokale, sipas të cilave nga shpërthimet, të ndodhura në një moment kur faltorja ishte e populluar, persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Sipas autoriteteve, dyshohet se shpërthimet vdekjeprurëse janë shkaktuar nga dy atentatorë vetëvrasës.
Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari ka deklaruar se dënon këtë ngjarje, “në të gjitha kuptimet e fjalës”.
Shpërthimi ndodhi në një moment kur persona të shumtë ishin mbledhur për t’u dhënë ushqime të varfërve.
“Sulme të tilla kundër qytetarëve të Pakistanit, që kryhen nga ata që duan të imponojnë një regjim ekstremist, nuk do ta ndalojnë qeverinë tonë”, ka deklaruar Zardari.
Top Channel