Ushtruesi i detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi takoi komandantin e FSK-së, gjenerallejtnant Sylejman Selimin.

Në takim, Krasniqi e falënderoi gjenerallejtnant Selimin për punën e mirë që ka bërë ai dhe FSK-ja për plotësimin e standardeve të kërkuara në procesin e ngritjes dhe të zhvillimit të FSK-së.

Krasniqi tha se krahas synimeve për anëtarësim në BE-së, përafrimi dhe anëtarësimi në NATO mbetet synim tjetër madhor i vendit.

Ndërkaq, gjenerallejtnant Selimi, e informoi Krasniqin për procesin e trajnimeve të FSK-së cilat janë duke u zhvilluar në bashkëpunim NATO-në.

Top Channel