Ministri kosovar i Drejtësisë, Haki Demolli dhe kryeprokurorja e Prokurorisë Speciale të Kosovës, Isabelle Arnal, nënshkruan sot një memorandum mirëkuptimi.

Ky memorandum është një marrëveshje teknike që ka si qëllim rregullimin e përgjegjësive për përdorimin, administrimin teknik dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të Prokurorisë Speciale.

Pas nënshkrimit, ministri Demolli dhe kryeprokurorja Arnal vlerësuan se ky është një nga bashkëpunimet e shumta mes këtyre dy institucioneve.

“Ai ka si qëllim parandalimin dhe luftimin e krimit, si dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë”, janë shprehur njëzëri dy zyrtarët.

Top Channel