Që prej orës 17:30, në ndërtesën e qeverisë së Kosovës janë mbledhur në një takim të jashtëzakonshëm përfaqësuesit e vendeve të Kuintit.

Takimi i palajmëruar për mediat po zhvillohet ende në mjediset e selisë qeveritare.

Në ndërtesë është parë të hyjë shefi i Zyrës Civile Ndërkomëbtare, Piter Feith, shefi i EULEX, Iv de Kermabon dhe komandanti i KFOR-it Erhard Byhler.

Ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe po përfaqësohen nga zëvendësambasadorët. Po ashtu, janë parë të hynë në godinën e qeverisë edhe ambasadorët e Francës dhe Gjermanisë.

Nuk dihet zyrtarisht se për cfarë po flitet në takim, ndërkohë që sic është mësuar, mbledhje të tilla të fshehta kanë qenë të shumta këto kohët e fundit në zyrën e Thacit, si në ditët para ashtu dhe pas dorëheqjes së ish-presidentit sejdiu.

Top Channel