Gjermani, rritet prodhimi industrial
07/10/2010 17:05
Ka pësuar një përshpejtim të lehtë prodhimi industrial në Gjermani, ku rritja mujore është regjistruar në kuotën 1.7 për qind.
Shifra në fjalë është tre herë më e lartë se parashikimet e analistëve, të cilët mendonin se do të ishte +0.5%, duke parë +0.1% që ishte në korrik.
Sipas raportimeve të agjencive gjermane të lajmeve, në bazë vjetore rritja e prodhimit industrial ka qenë 10.7 për qind.
Top Channel