Gjykata e Hagës dënoi me 25 vite burg Hashim Thaçin, reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë
Shefi në ikje i EULEX-it, Yves de Kermabon është krenar që pasardhësit të tij, Xavier Bout de Marnhac, po i lë një mision funksional që do të arrijë rezultate konkrete në këtë periudhë.
Një në intervistë për gazetën ‘Koha Ditore’, në Kosovë gjenerali francez Kermabon ka thënë se asnjëherë nuk i është kërkuar nga askush që të ndalë, apo të shtyjë ndonjë aksion të EULEX-it. Kermabon shpreson se para zgjedhjeve të parakohshme, një gjë e tillë nuk do t’i kërkohet as pasardhësit të tij në krye të EULEX-it, gjeneralit tjetër francez, De Marnhac.
Gjenerali francez ka thënë se ka partneritet me kryeministrin Hashim Thaçi dhe se politikisht mund t’i kuptojë vështirësitë e tij, për shkak të aksioneve të EULEX-it kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Top Channel