Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci tha se e rëndësishme nuk është se kur do të zhvillohen zgjedhjet, por arritja e standarteve demokratike, pra zhvillimi i një procesi të lirë dhe të drejtë zgjedhor.

“Më shumë rëndësi ka që zgjedhjet të jenë të ndershme, demokratike, me pjesëmarrje të lartë të qytetarëve. Kosova do të mbetet vend model i zhvillimit të zgjedhjeve të lira”, ka pohuar Thaci.

Kryeministri ka shprehur besimin e tij se këtë gjë e dëshirojnë të gjitha partitë politike.

Top Channel