Do të hapet nesër në Prishtinë një ekspozitë kushtuar shqiptarëve që shpëtuan hebrejtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ekspozita do të mbajë titullin “Besa” dhe do të hapet në Galerinë e Arteve të Kosovës, në Prishtinë.

Në të do të paraqiten fotografitë e fotografit amerikan Norman H. Gershman, të bëra gjatë viteve 2004-2008.

Ekspozita hapet me iniciativë të ambasadës amerikane. “Këto fotografi janë një testament për konsideratën dhe heroizmin e atyre që strehuan hebrejtë”, ka deklaruar i ngarkuari me punë në ambasadën amerikane, Michael Murphy.

Top Channel