Pakistan, gati reaktori bërthamor

06/10/2010 03:50

Pakistani ka përshpejtuar punën për ndërtimin e një reaktori të ri të shfrytëzimit të energjisë bërthamore.

Lajmi njoftohet nga Instituti i Shkencës dhe Sigurisë Ndërkombëtare, një agjenci private me seli në Uashington e cila ka shtuar më tej se nga vëzhgimet, punimet në reaktorin që po ndërtohet në zonën e sigurisë së lartë në krahinën e Pendjabit, janë drejt përfundimit.

Në rast të funksionimit ky do të ishte reaktori më i ri bërthamor në vend. Numri i saktë i reaktorëve në Paksitan nuk dihet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA