Qeveria e Republikës Ceke miratoi sot planin e ministrit të Mbrojtjes, Aleksandr Vondra, për tërheqjen graduale të trupave paqeruajtëse nga Kosova.

“Në Kosovë kemi arritur në fazën e tërheqjes graduale të trupave. Theksoj se është një tërheqje graduale, pasi nuk bëhet fjalë për një largim të menjëhershëm”, ka deklaruar Vondra pas mbledhjes së qeverisë.

Plani në fjalë parashikon që deri në fund të tetorit Cekia të tërheqë pjesën më të madhe të kontigjentit të saj që përbëht nga 500 ushtarë, duke lënë vetëm 90 trupa. Ndërsa nga nga janari i vitit të ardhshëm ky numër do të zvogëlohet në 60 ushtarë.

Top Channel